FC Drenica sot ka bërë zyrtarizimin e nëntë futbollistëve të rinj, transmeton Sinjali Sport.
Skuadra nga Skenderaji sot përmes Facebook, ka njoftuar për nëntë futbollistët e ri të transferuar, të cilët u prezantuan një nga një.
E një nga të fundit që u zyrtarizu është edhe sulmuesi veteran, Kastriot Rexha.
Sulmuesi nga Podujeva nuk ka luajtur për një kohë të gjatë për shkak të lëndimeve, ku kjo e shtyu ish- skuadrën e tij Dritën, që ta ndërpresë bashkëpunimin.
Rexha duket se është rikuperuar dhe ka gjetur skuadrën e re, ku do ta zhvillojë pjesën e mbetur të stinorit.