image Vdes mjeku i njohur nga Drenica

Sociale

Vdes mjeku i njohur nga Drenica

news image

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Dr. Ali Thaçi, një ndër mjekët më të nderuar të qytetit të Skenderajt.

Lajmin e ka dhënë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra.

Ajo ka deklaruar se “doktorin do ta kujtojmë përherë me butësinë e tij dhe pozitivitetin që pasqyronte shpirti i tij por edhe për angazhimin e tij të pashoq për të ndihmuar qytetarët”.

Axha Ali (siç e thërrisnim), do të lë një boshllëk të madh jo vetëm tek familja, por tek të gjithë ata që patën rastin ta njohim”, ka thënë Deliu-Kodra.

/GazetaSinjali/