image Gjilani si kampion vjeshtor e nis stinorin pranveror në vizitë ndaj Drenicës, ja formacionet

Futboll

Gjilani si kampion vjeshtor e nis stinorin pranveror në vizitë ndaj Drenicës, ja formacionet

news image

Sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll fillon sot, shkruan Sinjali Sport.

Kampioni vjeshtor, Gjilani luan si mysafir i Drenicës, në Skenderaj në stadiumin “Bajram Aliu”.

Skifterat do synojnë ta nisin me fitore sezonin pranveror ndaj një Drenice që startoi për mrekulli sezonin 2021/22, por problemet financiare ndikuan në rezultate negative, e që tash me kryesi të re dhe blerje të reja janë përforcuar dhe shumë lehtë mund ta befasojnë Gjilanin.

Drenica gjendet në vendin e gjashtë me 23 pikë, kurse Gjilani si lider ka 35 pikë.

Formacionet zyrtare janë publikuar:

Drenica: Smakiqi, Lushtaku, Jashari, Thaqi, Mëziu, Hamiti, Bejta, Gashi, Veliqi, Uka, Zabërgja.

/Gazeta Sinjali Sporti/