image Zyrtare: Kampioni i Superligës, Ylli prezanton përforcimin e ri

Basketboll

Zyrtare: Kampioni i Superligës, Ylli prezanton përforcimin e ri

news image

KB Golden Eagle Ylli ka prezantuar transferimin e ri, njofton klubi nga Suhareka, përcjellë Sinjali Sport.

Basketbollisti amerikan, Rashun Davis është bërë pjesë e KB Golden Eagle Yllit.

Davis ishte së fundmi pjesë e skuadrës nga Bosnja dhe Hercegovina, HKK Siroki ku gjatë sezonit të kaluar 2020/21 kishte një mesatare prej 16.3 pikësh për ndeshje.

28 vjeçari e kishte filluar karrierën tek skuadra Radford Highlanders para se të transferohej në Slloveni tek Lucenec në sezonin 2016/17.

Golden Eagle Ylli e ka bërë zyrtar lajmin përmes llogarisë zyrtare në Facebook. /Gazeta Sinjali Sporti/