image Ylli vazhdon me fitore në Ligën Unike, mposhtë edhe Kamzan

Basketboll

Ylli vazhdon me fitore në Ligën Unike, mposhtë edhe Kamzan

news image

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke mundur Kamza Basket me rezultat 89:75 (30:21, 22:9, 16:24, 21:21), në kuadër të xhiros së pestë në Ligën Unike.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri prej 12:2, dhe ishin vazhdimisht në epërsi, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 30:21.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 52:29, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 52:30.

Në periudhën e tretë ishte lojë më e barabartë, me mysafirët që ngushtuan shifrat dhe e fituan këtë pjesë 16:24, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 68:54. 10 minutat e fundit ishin tërësisht të barabartë dhe kjo bëri që Ylli të triumfojë me rezultat 89:75.

Golden Eagle Ylli ka katër fitore dhe një humbje, kurse Kamza Basket ka dy fitore dhe tri humbje.  /Gazeta Sinjali Sporti/