image Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Sigal Prishtinës

Basketboll

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Sigal Prishtinës

news image

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:79, në kuadër të javës së 18-të Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant dhe i baraspeshuar, por pranë rezultatit 13:14, vendasit hyn në një seri prej 7:0, duke kaluar në epërsi 20:14, ndërsa çerekun e parë e fituan 26:20. Në periudhën e dytë kundërpërgjigjen mysafirët, duke barazuar shifrat në 35:35, e më pas zhvillohet një lojë e barabartë, kurse në fund të kësaj pjese, therandasit ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me shifrat 46:37.

Loja ishte interesante edhe në pjesën e dytë. Kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe arritën të afrojnë shifrat në 58:56, duke e bërë ndeshjen shumë interesante, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:59. Kjo bëri që në dhjetë minutat e fundit të jetë një sfidë dramatike. Kështu ishte deri në fund, ku fituesi nuk dihej deri në sekondat e fundit, megjithatë, në fund, vendasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan me rezultat 85:79.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 29 pikë e pesë kërcime, Aj Sumbry me 19 pikë e tetë kërcime dhe Erjon Kastrati me 20 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Jan Palokaj me 13 pikë e nëntë kërcime dhe Kenneth Brown me 27 pikë e katër kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 14 fitore e katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka nëntë fitore e nëntë humbje.  /Gazeta Sinjali Sporti/