image Zyrtare: Jamal Arago largohet nga Drita

Futboll

Zyrtare: Jamal Arago largohet nga Drita

news image

Futbollisti Jamal Arago nuk do të jetë më pjesë e KF Dritës.

Mbrojtësi më origjinë Afrikane ka treguar një formë fantastike gjatë garave evropiane.

Arago pritet të vazhdojë karrierën në shtetin e Azerbajxhanit.

Klubi i Dritës më anë të një postimi në Facebook ka falënderuar lojtarin  dhe i ka uruar fat në klubin e tij të ri.

Paç fat Arago!

Ju njoftojmë se DRITA ka përfunduar bashkëpunimin me mbrojtësin, Jamal Arago.

Pas paraqitjeve të mira në garat evropiane, Arago ra në sy të klubeve të huaja dhe karrierën do ta vazhdojë në Azerbejgjan.

DRITA kishte kontratë me të edhe për një vit, por klubi vendosi të mos e pengoj lëvizjen e tij, për të realizuar hapin e madhë në karrierën e tij për të cilin çdo futbollist punon.

Marrëveshja me ne ka përfunduar me pajtimin e të dyja palëve, ndërsa Arago tashmë është përshendetur me futbollistët dhe klubin.

Klubi DRITA e falënderon per bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese të mëtejme.

Good luck, Arago!

FC DRITA

/GazetaSinjaliSporti/