image Zyrtare: Interi transferon Dumfries

Futboll

Zyrtare: Interi transferon Dumfries

news image

Interi ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e Denzel Dumfries nga PSV Eindhoven me një marrëveshje katërvjeçare.

Mbrojtësi 25-vjeçar arrin për 12.5 milionë euro plus 2.5 milionë euro në bonuse.

Mbrojtësi holandez është transferuar për të zëvendësuar Achraf Hakimi, i cili u transferua në Paris Saint-Germain këtë verë, pas vetëm një sezoni me Beneamata.

Dumfries, i cili bëri përshtypje në Euro 2020 me Hollandën këtë verë, duke shënuar dy herë në katër ndeshje, arrin pas tre sezoneve me PSV.

 “FC Internazionale Milano mund të konfirmojë nënshkrimin e Denzel Dumfries,” shkroi klubi në një deklaratë.

“25-vjeçari holandez bashkohet me një marrëveshje të përhershme nga PSV dhe ka nënshkruar një kontratë me Interin që zgjat deri më 30 qershor 2025.” /GazetaSinjaliSporti/