image Zyrtare: Hapen Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Sporte të tjera

Zyrtare: Hapen Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

news image

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” edhe zyrtarisht kanë nisur, me ceremoninë hapëse që po mbahet në stadiumin olimpik të Tokios.

Para pak çastesh u intonua edhe himni olimpik, çka shënon hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike.

Këto do të jenë Lojërat e dyta Olimpike që merr pjesë Kosova.

Në mesin e shteteve pjesëmarrëse, është edhe Kosova që po paraqitet për herën e dytë në Lojërat Olimpike pas debutimit në vitin 2016.

Kosova në këtë ngjarje po prezantohet me 11 sportistë, prej të cilëve gjashtë janë me normë olimpike derisa pesë të tjerët me ftesa.

Medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova bartën flamurin e Kosovës në para kalimin e shteteve. /Gazeta Sinjali Sporti/