image Rita Ora e uron Distria Krasniqin për medaljen e fituar

Sporte Luftarake

Rita Ora e uron Distria Krasniqin për medaljen e fituar

news image

Pas triumfit të Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike, ka pasur reagime të shumta nga personazhe të ndryshme të vendit tonë, transmeton Sinjali Sport.

Distria arriti ta mposht japonezen, Funa Tonaki me të cilën ishte ndeshur edhe më parë në Doha Masters.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e ka uruar në gjuhën shqipe derisa ka publikuar një postim në storien e saj në Instagram.

“Urime, Distria Kosova lë gjurmë në ‘Tokia 2020’. Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë olimpike”, ka shkruar Rita.

/Gazeta Sinjali Sporti/