image Musa Hajdari po përgatitet për sfidat në Lojërat Olimpike

Sporte të tjera

Musa Hajdari po përgatitet për sfidat në Lojërat Olimpike

news image

Atleti kosovar, Musa Hajdari do të marr pjesë në Lojërat Olimpike verore Tokio2020. Ai ka nisur përgatitjet prej dy ditësh në Tokio të Japonisë, para garës që do të zhvillohet më 31 korrik në disiplinën 800 metra.

Hajdari bashkë me trajnerin, Zijadin Kryeziu dhe me kryetarin e Federatës të Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani kanë arritur të dielën mbrëma në Fshatin Olimpik.

Ai do të mundohet të regjistrojë rezultat sa më të mirë në Olimpiadë.

Deri tash, Kosova i ka siguruar dy medalje të arta në “Tokyo 2020” me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën./GazetaSinjaliSporti/