image Zyrtare: Golden Eagle Ylli njofton me përforcimin e parë

Basketboll

Zyrtare: Golden Eagle Ylli njofton me përforcimin e parë

news image

Mikaile Tmusic nga sot do të jetë pjesë e kampionit të Superligës së Kosovës në basketboll Golden Eagle Yllit, njofton klubi në fjalë përcjellë Sinjali Sport.

Ardhja e tij te Ylli u bë e ditur nga faqja zyrtare e klubit.

Tmusic bëhet basketbollisti i parë i transferuar te therandasit pas largimit të Valon Bunjakut dhe Samir Zekiqit.

Tmusic së fundmi luajti për Z Mobile Prishtina.

Kujtojmë se pasi triumfuan në Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës, Ylli vazhdoi kontratën e trajnerit Adis Beciragic edhe për dy sezone. /Gazeta Sinjali Sporti/