image ZYRTARE: Gnabry nënshkruan kontratë të re me Bayernin

Futboll

ZYRTARE: Gnabry nënshkruan kontratë të re me Bayernin

news image

Serge Gnabry ka zgjatur zyrtarisht kontratën me Bayern Munich.

Sulmuesi gjerman kishte dyshime për rinovimin me gjermanët, i cili mendonte edhe opsione të tjera, megjithatë në fund vendosi që të rinovojë me bavarezët.

27-vjeçari do të qëndrojë në “Allianz Arena” së paku deri në verën e vitit 2026.

Gnabry ka luajtur në 171 ndeshje konkurruese për FC Bayern, duke shënuar 64 gola.

Ai fitoi katër herë kampionatin gjerman, dy herë Kupën DFB, tre herë Superkupën e DFL dhe nga një herë Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës.

Ai ka luajtur në 34 ndeshje (20 gola) për kombëtaren gjermane.

/GazetaSinjaliSport/