Serge Gnabry ka zgjatur zyrtarisht kontratën me Bayern Munich.
Sulmuesi gjerman kishte dyshime për rinovimin me gjermanët, i cili mendonte edhe opsione të tjera, megjithatë në fund vendosi që të rinovojë me bavarezët.
27-vjeçari do të qëndrojë në “Allianz Arena” së paku deri në verën e vitit 2026.
Gnabry ka luajtur në 171 ndeshje konkurruese për FC Bayern, duke shënuar 64 gola.
Ai fitoi katër herë kampionatin gjerman, dy herë Kupën DFB, tre herë Superkupën e DFL dhe nga një herë Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës.
Ai ka luajtur në 34 ndeshje (20 gola) për kombëtaren gjermane.