Futbollisti spanjoll Carles Alena përfundimisht largohet nga Barcelona, njofton klubi në fjalë përcjellë Sinjali Sport.
Alena u transferua te Getafe për 5 milionë euro, por me disa kushte të vëna nga blaugranasit, të cilët kërkojnë 50% në rast se transferohet diku tjetër, një opsion për ta blerë në të ardhmen dhe të drejtën për të refuzuar ofertat e klubeve tjera.
LATEST NEWS | Agreement with Getafe for the transfer of Carles Aleñá
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 10, 2021
21 vjeçari shihej si një talent, mirëpo asnjëherë nuk përmbushi kërkesat e klubit katalanas.
Spanjolli nisi karrierën në akademinë La Masia, duke debutuar me ekipin A në vitin 2016, më pas u huazua dy herë, në Betis dhe Getafe, me këtë të fundit që e transferuan përfundimisht. /Gazeta Sinjali Sporti/