Klubi francez OGC Nice ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Jean-Clair Todibo, përcjell Sinjali Sport.
Todibo ishte i huazuar sezonin e kaluar te Nice nga Barcelona.
Klubi francez tani ka vendosur ta blejë komplet kartonin e mbrojtësit dhe e ka transferuar atë për 8.5 milionë euro plus 7 milionë euro në formë të bonuseve.
Lajmin për transferimin e Todibos e ka konfirmuar vetë klubi i Nices.
???? Se queda ???? pic.twitter.com/PZapXofaKN
— OGC Nice (@ogcnice) June 27, 2021
21-vjeçari u transferua te ‘Blaugranët’ në vitin 2019 nga Toulouse por asnjëherë nuk gjeti vend në formacion dhe pas disa sezoneve të kaluara si huazim, tani është shitur përfundimisht në Francë. /Gazeta Sinjali Sporti/