image Zyrtare: Erik ten Hag zgjedh skuadrën që do të menaxhojë

Futboll

Zyrtare: Erik ten Hag zgjedh skuadrën që do të menaxhojë

news image

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag ka firmosur kontratë të re me Ajaxin duke e zgjatur atë deri në vitin 2023, transmeton Sinjali Sport.

Këtë e ka bërë të ditur mediumi “Goal” që në faqen e vet në “Twitter” ka postuar lajmin e rinovimit të kontratës.

Raportohej se tekniku holandez është duke u kërkuar nga Tottenham Hotpsur, por 51-vjeçari zgjodhi të qëndroj në Ajax.

Suksesi më i madh të cilin Hag e ka arritur me skuadrën e Ajaxit është kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ajax pritet të shpallet kampion i Erdivisie për sezonin 2020/21. /Gazeta Sinjali Sporti/