image Tronditet futbolli italian, ylli i Interit po hetohet për prostitucion me të mitur

Futboll

Tronditet futbolli italian, ylli i Interit po hetohet për prostitucion me të mitur

news image

Një skandal i ri ka tronditur futbollin italian, pasi mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, është përfshirë në një hetim që lidhet me një rrjet të dyshuar prostitucioni të të miturve.

Sipas Gazzetta dello Sport, Bastoni ka marrë një njoftim zyrtar për nisjen e procedurave hetimore dhe pritet të merret në pyetje nga autoritetet italiane.

Sipas raportimeve, futbollisti dyshohet se ka pasur kontakte me një vajzë 17-vjeçare, në kuadër të një hetimi më të gjerë që po zhvillohet për një rrjet të dyshuar prostitucioni të të miturve në zonën e Milanos.

Prokuroria lokale po heton organizatorët dhe personat e përfshirë në këtë rast, ndërsa Bastoni dyshohet se ka qenë përdorues i shërbimeve të këtij rrjeti. Mbrojtësi italian, vlera e të cilit në treg vlerësohet rreth 65 milionë euro, ishte deri vonë edhe në radarët e Barcelonës.

Ndërkohë, agjencia italiane ANSA ka publikuar emrat e disa personave që, sipas raportimeve, përmenden në dosjen hetimore lidhur me këtë rrjet të dyshuar prostitucioni dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Në mesin e tyre janë Rafael Leao, Dusan Vlahovic, Olivier Giroud, Achraf Hakimi, Dean Huijsen, Daniel Maldini, Arthur Melo dhe futbollistë të tjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/