image Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”

Botërori 2026

Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”

news image

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe po zhvillojnë një garë të jashtëzakonshme për titullin e golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës 2026. Dy yjet e futbollit botëror kryesojnë aktualisht listën me nga tetë gola të shënuar secili, duke e bërë betejën për “Këpucën e Artë” një nga temat më interesante të turneut.

Megjithatë, argjentinasi duket të ketë një avantazh të vogël statistikisht. Messi ka arritur në kuotën e tetë golave duke zhvilluar një ndeshje më pak se sulmuesi francez, çka e bën mesataren e tij të realizimit edhe më mbresëlënëse.

Kapiteni i Argjentinës ishte vendimtar në rikthimin spektakolar ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales, ndërsa Mbappe vazhdoi formën e tij të shkëlqyer duke udhëhequr Francën drejt gjysmëfinales me paraqitje të nivelit të lartë edhe ndaj Maroku ku realizoi njërin nga dy golat, shkruan Euronews.al.

Me Botërorin që hyn në fazën vendimtare, çdo gol mund të jetë përcaktues jo vetëm për fatin e kombëtareve të tyre, por edhe për fituesin e “Këpucës së Artë”. Messi dhe Mbappe mbeten favoritët kryesorë për këtë çmim individual, ndërsa çerekfinalet pritet të sjellin një kapitull të ri në rivalitetin mes dy prej futbollistëve më të mirë të epokës moderne.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/