Dortmundi ka zyrtarizuar kalimin e sulmuesit Sebastian Haller nga Ajax.
Lojtari ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare dhe i ka kushtuar klubit 35 milionë euro.
Haller vjen si zëvendësues i Haaland, me yllin norvegjez i cili iu bashkua kampionëve anglez, Manchester Cityt.
28-vjeçari zhvilloi 66 paraqitje në dy sezonet e fundit me Ajax, duke realizuar 47 gola dhe duke regjistruar 16 asistime.