image Zyrtare: Domgjoni transferohet te Luzerni

Futboll

Zyrtare: Domgjoni transferohet te Luzerni

news image

Skuadra zvicerane, Luzern ka transferuar mbrojtësin nga Kosova, David Domgjoni.

Domgjoni ishte pjesë e skuadrës turke, Menemenspor ku regjistroi 40 paraqitje dhe shënoi tri gola.

Luzerni bëri të ditur që Domgjoni ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare e cila do ta mbajë atë tek klubi zviceran të paktën deri në verën e vitit 2023.

Lajmin për transferimin e Domgjonit e ka bërë publik Luzerni përmes uebfaqes zyrtare.

Mbrojtësi kosovar arriti që të bëjë një paraqitje edhe me Kombëtaren e Kosovës në këtë vit, duke filluar një kampanjë të re edhe me përfaqësuesen. /Gazeta Sinjali Sporti/