Një mëngjes i rëndë ka nisur me tragjedi në aksin Lezhë–Milot, ku një shtetas kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, ndërsa dy familjarë të tij kanë mbetur të lënduar.
Viktimë e këtij aksidenti është Kadri Behluli nga Suhareka, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit gjatë drejtimit, si pasojë e përgjumjes.
Familja po udhëtonte me automjet në këtë segment rrugor, kur mjeti është përplasur me një kamion.
“Familja po udhëtonte me automjet në aksin rrugor Lezhë–Milot. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin si pasojë e përgjumjes dhe u përplas me një kamion. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i automjetit, shtetas nga Kosova, humbi jetën”, raportoi gazetarja e Top Channel nga Lezha.
Në këtë aksident janë lënduar edhe djali i viktimës dhe motra e tij, të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor.
Autoritetet në Shqipëri kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!