image Arrestohet kosovari në Zvicër, akuzohet për 60 vjedhje - vodhi rreth 70 mijë franga

Diasporë

Arrestohet kosovari në Zvicër, akuzohet për 60 vjedhje – vodhi rreth 70 mijë franga

news image

Policia Kantonale e St.Gallen-it, e udhëhequr nga prokuroria publike e po këtij kantoni dhe zyra e hetimve në Altstätten, ka identifikuar një kosovar 39-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer shumë delikte.

Mes tjerash atij i ngarkohen disa dhjetëra vjedhje të kryera në periudhën mes të pranverës dhe vjeshtës 2022.

Në pranverën e vitit 2022, në zonën e Shën Margretenit ishte shtuar numri i vjedhjeve. Këto shtriheshin në komunat fqinje në drejtim të jugut, shkruan tagblatt.ch. Ishin prekur pothuajse ekskluzivisht pronat komerciale.

Hetimet e gjera dhe vlerësimet e gjurmëve kanë çuar në dyshimin e një 39-vjeçari kosovar të njohur për policinë. Ai u arrestua në fillim të tetorit.

Hetimet rreth tij kanë përfunduar. Ai akuzohet se ka kryer rreth 60 vjedhje ose plaçkitje në Luginën e Rhine-s (Rheintal) midis pranverës dhe vjeshtës 2022. Janë vjedhur vetëm para me vlerë rreth 70,000 franga.

Dëmi pasuror i shkaktuar i kalon 90 mijë franga. Në intervista, i akuzuari ka pranuar 35 raste. Kosovari kishte lejen e qëndrimit B, e cila i jepte të drejtë të qëndronte më gjatë në Zvicër.

Ai ka jetuar në luginën e Rhine dhe ka financuar jetesën e tij me deliktet e kryera. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim./albinfo.ch

Shpërndaje