Ish sulmuesi i Atletico Madrid dhe Chelseas, ka ndërruar sërish ambient.
Diego Costa i është bashkuar ekipit brazilian, Atletico Mineiro si transferim të lirë, ka konfirmuar faqja braziliane.
32-vjeçarit i kishte mbaruar kontrata dy-vjeçare që kishte me Los Colchoneros, dhe ai do të rikthehet në aksion pas gati tetë muajve, pasi paraprakisht ishte pa klub që nga dhjetori.
Spanjolli ishte katër vite pjesë e Atletico Madrid nga vitet 2010-2014, për të iu bashkuar më pas ekipit anglez Chelseas për tre vite, dhe për t’u rikthyer sërish tek ekipi spanjoll edhe për dy vite të tjera.
Spanjollin tani e pret një aventurë e re në Brazil.
????⚔️ #DiegoCostaNoGalo pic.twitter.com/JKLzdpmVQT
— Atlético ???? (@Atletico) August 15, 2021