Dani Alves edhe zyrtarisht tashmë është rikthyer tek Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vet faqja zyrtare e klubit spanjoll në ‘Twitter’, duke e konfirmuar transferimin e tij.
Mbrojtësi brazilian kthehet në Barcelona pasi ka luajtur më parë për ekipin nga 2008/09 deri në 2015/16
“Barcelona dhe Dani Alves kanë arritur një marrëveshje në parim që lojtari t’i bashkohet ekipit të parë të futbollit për pjesën e mbetur të sezonit aktual. Braziliani do t’i bashkohet stërvitjeve nga java e ardhshme, por nuk do të mund të luajë deri në janar”, thuhet në faqen zyrtare të klubit spanjoll.
Klubi do të njoftojë detajet e plota në prezantimin e tij zyrtar si lojtar i ri i FC Barcelona.
Dani Alves erdhi te Barça në verën e vitit 2008 pas pesë sezoneve të shkëlqyera në Sevilla. Në kryeqytetin katalanas, ai e bëri të tijin mbrojtësin e djathtë gjatë tetë sezoneve, duke bërë 391 paraqitje zyrtare dhe duke shënuar 23 gola.
???? @DaniAlvesD2 is coming back to Barça!
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 12, 2021