Manchester City dhe Chelsea u përballen në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21, shkruan Sinjali Sport.
Chelsea u shpall kampion për këtë sezon pas fitores me rezultat minimal 1-0, duke e arritur titullin e dytë e kësaj garë në histori të klubit.
Kai Havertz realizoi për Chelsean duke u bërë heroi i bluve për këtë finale, gjermani realizoi në minutën e 42-të, pas një asistimi perfekt nga Masoun Mount.
Citiziens gjetën finalen e parë në histori të klubit, por pa gjetur triumfin këtë sezon.
Në këtë finale të pranishëm ishin 16,500 tifozë dhe ishte ndeshja e parë në këtë sezon që kishte publik në Champions League.
Dy skuadrat angleze u ballafaquan mes veti në stadiumin e Portos “Estadio do Dragao”. /Gazeta Sinjali Sporti/