Chelsea ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me portierin e talentuar amerikan, 18-vjeçarin Gabriel Slonina.
Amerikani ka nënshkruar kontratë gjashtë-vjeçare me blutë e Londrës, në një marrëveshje deri në qershor 2028.
Londinezët do t’i paguajnë rreth 15 milion dollarë për shërbimet e tij, ndërsa ai do të qëndrojë pjesë e Chicago Fire deri më 1 janar.
Kujtojmë që Chelsea gjatë ditës së sotme njoftoi gjithashtu për arritjen e marrëveshjes me të talentuarin tjetër, mesfushorin Carney Chukwuemeka nga Aston Villa.