image Zyrtare: Caktohet data e re për meçin Marku – Charlton

Sporte Luftarake

Zyrtare: Caktohet data e re për meçin Marku – Charlton

news image

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka konfirmuar datën e re për meçin ndaj Rylan Charltonit, shkruan Sporti në Sinjali.

Boksieri nga Lushnja ka njoftuar se ky meç do të zhvillohet më 20 shkurt.

28 vjeçari gjithashtu ka paralajmëruar se ky meç nuk do të vendoset nga gjyqtarët, duke kujtuar meçin e kaluar ndaj Jamie Stewart që gjyqtarët vendosen për baras, pavarësisht se Marku kishte qenë më i mirë.

Kujtojmë se ky meç ishte paraparë të zhvillohet më 30 janar, por që pastaj ishte anuluar shkaku i rritjeve të rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe.

/Sporti në Sinjali/.