image Florian Marku konfirmon meçin e radhës – mësohet kundërshtari, data dhe vendi i meçit

Sporte Luftarake

Florian Marku konfirmon meçin e radhës – mësohet kundërshtari, data dhe vendi i meçit

news image

Florian Marku ka konfirmuar se po rikthehet në ring pas afro një viti.

Boksieri shqiptar, i njohur edhe si “Mbreti Shqiptar”, ka njoftuar se meçi i tij i radhës do të jetë më 2 shtator.

Kundërshtari i Markut do të jetë irlandezi, Dylan Moran, ndërsa meçi mes tyre do të zhvillohet në “AO Arena” të Manchesterit.

Në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare, boksieri nga Lushnja tha se “mezi e ka pritur këtë ndeshje”.

30-vjeçari gjithashtu theksoi se është koha për t’u rikthyer më fortë se kurrë.

Postimi i plotë nga Florian Marku (pa ndërhyrje):

“Mbas afersisht nje viti  jasht ndeshjeve erdhi koha per tu rikthyer me fort se kurr. Ndeshja do Zhvilloet Ne Manchesterr Ao Arena me 2 shtator kundra Irlandezit Dylan Moran ! Mezi e kam pritur kte ndeshje! Ju pres te gjithve Atje”. 

https://www.facebook.com/markuflorian.1/posts/pfbid032op6qM3H1g4M2tm84c82rYCPfFUAZTNwfwRoRCPdiz9HSMkMcs6JZMHU49BfupEdl?tn=%2CO*F

/GazetaSinjaliSport/