image E konfirmuar: Pas konfrontimit të ashpër, Florian Marku do të përballet në meç me Kongon

Sporte Luftarake

E konfirmuar: Pas konfrontimit të ashpër, Florian Marku do të përballet në meç me Kongon

news image

Rivalët e peshës së lehtë, Florian Marku dhe Chris Kongo, kanë rënë dakord të luftojnë njëri-tjetrin këtë vit.

Ky meç pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar.

Por, tani do të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në një ndeshje, për të cilën kanë nënshkruar që të zhvillohet në mars, raporton “Sky Sports”.

Kjo është konfirmuar edhe nga Marku, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare. Data dhe vendi i këtij meçi do të caktohen më vonë.

“Ai donte të merrte sytë e njerëzve që e shikonin atë. E dija se ai e donte atë luftë. Unë i thashë ‘para së gjithash shko rrih djemtë që të rrahën’, atëherë eja dhe fol me mua. Ai nuk po shkonte dhe unë e shtyva”, tha Marku për “Sky Sports” rreth rastit me boksierin britanik.

Ndërsa, Kongo deklaroi: “Duke qenë një kokëfortë si është, ai përfundoi duke më shtyrë. Mund të kishte qenë një sherr, por siguria ishte aty. Unë jam i emocionuar tani. Lufta është këtu. Kjo është ajo që ne duam, kjo është ajo që kërkojnë mbështetësit dhe ne do t’ua japim atyre. Është një e mirë. Tani besoj se ai është rikthyer në një qoshe, ai nuk mund të shkojë askund tani. Ai duhet të luftojë me ata si unë ose ndonjë nga 10 më të mirët në Mbretërinë e Bashkuar tani. Është e drejtë që ai të luftojë me mua, sepse ne kemi krijuar një raport tani”.

Kujtojmë se Florian Marku në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nok-aut” –  dhe një barazim.

Lushnjari meçin e fundit e zhvilloi në shtator të vitit të kaluar ndaj irlandezit, Dylan Moran, të cilin e nokautoi që në raundin e parë.

Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist.

/GazetaSinjaliSport/