image Plas sherri para mediave: Kongo e provokon Markun, ky i fundit e godet - VIDEO

Sporte Luftarake

Plas sherri para mediave: Kongo e provokon Markun, ky i fundit e godet – VIDEO

news image

Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të ngjitet në ring pas një kohe të gjatë, ku do të përballet me Dylian Moran, më datën 2 shtator.

Marku, gjatë gjatë së djeshme ishte në Manchester, për t’u njohur me kundërshtarin dhe për t’i zhvilluar intervistat.

Në momentin e intervistës, iu afrua boksieri Chris Kongo, i cili po e pengonte.

Boksieri shqiptar i kërkoi largimin nga aty, por Kongo nuk e dëgjoi, madje e injoroi.

Kjo gjë bëri që të nxehen gjakrat, ku Marku e goditi Kongon. Situata u qetësua më pas, pas ndërhyrjes së personave që ishin aty pranë.

Marku i dërgoi një paralajmërim Kongos, që është i gatshëm të ballafaqohet me të kurdo që dëshiron. 

/GazetaSinjaliSport/