image Zyrtare: Boateng i bashkohet Shaqirit në Lyon si lojtar i lirë

Futboll

Zyrtare: Boateng i bashkohet Shaqirit në Lyon si lojtar i lirë

news image

Zyrtare dhe e konfirmuar, Boateng i bashkohet Olympique Lyon, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra franceze ka nënshkruar me mbrojtësin gjerman deri në vitin 2023.

Jerome Boateng i skadoi kontrata me Bayern Munich në këtë vit dhe që nga korriku ishte agjent i lirë.

32 vjeçari luajti për bavarezët që nga viti 2011, duke i fituar të gjitha titujt e mundshëm.

Te Lyoni futbollisti gjerman do të luajë së bashku me Xherdan Shaqirin, i cili po ashtu u transferua në këtë verë.

/Gazeta Sinjali Sporti/