image ZYRTARE: Bersant Celina kthehet në Angli, huazohet te Ipswichi

Futboll

ZYRTARE: Bersant Celina kthehet në Angli, huazohet te Ipswichi

news image

Bersant Celina sot ka ndërruar skuadër, shkruan Sinjali Sport.

Reprezentuesi kosovar është rikthyer te Ipswich Town në formë huazimi.

Celina sezonin e kaluar iu bashkuar skuadrës franceze Dijon, mirëpo menjëherë pas një sezoni rikthehet në Angli.

Futbollisti me prejardhje nga Prizreni më parë ka luajtur për Ipswichin, në edicionin 2017/18, ku për 35 ndeshje kishte realizuar 7 gola, duke e pasur sezonin më të mirë në karrierën e tij.

Siç e dimë, Celina, është lojtarë që ka kaluar nga akademia e Manchester Cityt, por duke mos gjetur vend në skuadrën A. /Gazeta Sinjali Sporti/