Bersant Celina sot ka ndërruar skuadër, shkruan Sinjali Sport.
Reprezentuesi kosovar është rikthyer te Ipswich Town në formë huazimi.
Celina sezonin e kaluar iu bashkuar skuadrës franceze Dijon, mirëpo menjëherë pas një sezoni rikthehet në Angli.
✍️#itfc
— Ipswich Town FC (@IpswichTown) August 31, 2021
Futbollisti me prejardhje nga Prizreni më parë ka luajtur për Ipswichin, në edicionin 2017/18, ku për 35 ndeshje kishte realizuar 7 gola, duke e pasur sezonin më të mirë në karrierën e tij.
Siç e dimë, Celina, është lojtarë që ka kaluar nga akademia e Manchester Cityt, por duke mos gjetur vend në skuadrën A. /Gazeta Sinjali Sporti/