Barcelona ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Sevillën për qendërmbrojtësin, Jules Kounde.
Transferimi i tij do të jetë subjekt i testeve mjekësore për ta finalizuar më pas marrëveshjen.
Kounde ka nënshkruar një kontratë afatgjate me blaugranasit dhe pritet të jetë një forcë shtesë e tyre në anën defanzive.
Kounde bëhet blerja e pestë e klubit në këtë merkato verore, pas Andreas Christensen, Franck Kessie, Robert Lewandowski e Raphinha.