Barcelona ka njoftuar se kanë rinovuar kontratën me futbollistin maroken Abde Ezzalzouli.
19-vjeçari ka zgjatur kontratën me blaugranasit deri më 2026.
Pas këtij rinovimi, Barcelona i ka vendosur një klauzolë lirimi prej 200 milionë eurosh.
Abde do t’i bashkohet skuadrës së Osasuna në formë huazimi për edicionin 2022-23.