Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ka rikthyer pas 19 viteve në klub, mesfushorin Oriol Romeu.
Katalanasit i kanë paguar klubit të Gironas një tarifë prej 5 milionë eurove për lirimin e mesfushorit.
Romeu ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare deri në qershor 2026.
Ai kthehet në klub pasi filloi karrierën e tij në akademinë e “La Masias” deri në vitin 2004.
31-vjeçarit gjithashtu i është vendosur një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurove.