Barcelona ka arritur që t’i regjistrojë futbollistët e rinj të klubit, shkruan Sinjali Sport.
Katalunasit kanë arritur që t’i regjistrojnë, Rey Manaj, Memphis Depay dhe Eric Garcian për sezonin e ri të Laligës.
Problemet që iu shfaqën blaugranasve duket se janë përmirësuar, sidomos duke ia shtuar kësaj largimin e Leo Messit, që ka ndikuar për të mirë në aspektin financiar të klubit.
Skuadra nga Katalonia nesër luan ndeshjen e parë të stinorit 2021/22 ndaj Real Sociedad dhe të gatshëm do t’i ketë edhe tre lojtarët e rinj.
Manaj sic dihet është inkuadruar në ekip të parë pas performancave fantastike në ndeshje parasezonale, si dhe lëndimi i Agueros që do ta mbajë jashtë fusha ia ka mundësuar vendin në ekipin A.
???? Memphis, Eric Garcia and Rey Manaj, registered for @LaLigaEN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 14, 2021