Ekipi i Barcelonës gjatë ditës së sotshme ka marrë autorizimin e Federata Spanjolle dhe Komisioni Mjekësor i La Ligas që të nënshkruaj me një lojtar si zëvendësues për të lënduarin, Ousmane Dembele.
Gjatë këtij muaji, Dembele pësoi edhe një lëndim në stërvitje që do të lë atë jashtë fushave për gjashtë muaj.
Një rregull e La Ligas thotë se nëse një lojtarë është i lënduar për pesë muaj apo më shumë, atëherë ekipi ka të drejtë të transferoj një lojtarë brenda ligës apo një lojtarë që nuk ka kontratë me asnjë ekip.
Deri më tani janë përmendur shumë emra për zëvendësues të Dembeles si Angel Rodriguez i Getafes, William Jose i Real Sociedad dhe së fundmi doli në skenë emri i sulmuesit të Leganesit, Martin Braithwaite./Gazeta Sinjali/