Klubi i Barcelonës njofton se kanë arritur marrëveshje me futbollistin holandez Memphis Depay, përcjell Sinjali Sport.
Katalunasit ishin pranë nënshkrimit me Depay vitin e kaluar, por pa gjetur akordin dhe këtë afat kalimtar janë pajtuar me kushtet e sulmuesit të Lyonit.
Që të dy palët janë pajtuar që të nënshkruajnë një kontratë që zgjatë deri në sezonin 2022/23.
✍️ @Memphis
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 19, 2021
????❤️ #MemphisCuler
Depay transferohet nga Lyoni, derisa më parë ka luajtur edhe për Manchester United dhe PSV. /Gazeta Sinjali Sport/