Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit, Inigo Martinez.
Martinez i bashkohet klubit baugranas nga Athletic Bilbao si transferim i lirë, pas përfundimit të kontratës.
32-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me katalanasit, teksa ka një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurove.
Ky është transferimi i dytë i Barcelonës për këtë merkato verore, pas Ilkay Gundogan, i cili po ashtu erdhi si transferim i lirë.