Bali Muharremaj pritet që të udhëheq për katër vite me Suharekën.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj ka fituar 52.28% të votave të përgjithshme.
I dyti pas tij u radhit, Ardian Shala i LDK-së, me 29.51% të votave.
Ndërkohë i treti përfundoi Salih Zyba i VV-së me 9.42% të votave.
Ndërkohë, Murtez Zekolli i PDK-së në zgjedhjet lokale që u mbajtën sot arriti të marr vetëm 8.80% të votave.