image Zyrtare: Aston Villa përforcohet edhe me mbrojtësin e Arsenalit

Futboll

Zyrtare: Aston Villa përforcohet edhe me mbrojtësin e Arsenalit

news image

Aston Villa nuk di të ndalet së transferuari, pasi ka arritur të sigurojë shërbimet e Philippe Coutinhos dhe Lucas Digne, ka transferuar edhe një futbollist, shkruan Sinjali Sport.

Përveç këtyre dy transferimeve, klubi anglez ka arritur të sigurojë edhe shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Calum Chambers.

Përmes një komunikate zyrtare në “Twitter”, Aston Villa e ka konfirmuar se ka transferuar nga Arsenali mbrojtësin Calum Chambers, ku ky i fundit ka nënshkruar një marrëveshje për tre vite e gjysmë.

Chambers ishte produkt i akademisë së Southamptonit, para se të transferohej te Arsenali në vitin 2014. Po ashtu, ai ka kaluar në huazime te skuadrat si Middlesbrough dhe Fulham.

Këtë sezon, mbrojtësi anglez ka arritur të bëjë pesë paraqitje për “Topçinjtë”. /Gazeta Sinjali Sporti/