image Formacionet zyrtare, Aston Villa - Arsenal

Futboll

Formacionet zyrtare, Aston Villa – Arsenal

news image

Aston Villa dhe Arsenal e hapin duelin e xhiros së 24-të sot në Premier League, ku përballen në “Villa Park” me fillim nga ora 13:30.

‘Gunners’ ndodhen në një krizë rezultatesh, ku tashmë janë pa fitore në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, përfshirë tre radhazi në Premier Leauge. Humbja 3-1 në Emirates ndaj Man Cityt tre ditë më parë, bëri që londinezët të humbin vendin e parë, duke qëndruar me pikë të njëjta me ‘Qytetarët’, por me golaverazh më të dobët, ndonëse ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Aston Villa ndërkohë pozicionohet në pozitën e 11-të 28 pikë të mbledhura dhe vjen pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, nga Leicester City, respektivisht Man City.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Aston Villa XI: Martinez, Cash, Konsa, Mings, Moreno, McGinn, Luiz, Kamara, Coutinho, Buendia, Watkins.

Arsenal XI: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Odegaard, Jorginho, Xhaka, Saka, Nketiah, Trossard.

/GazetaSinjaliSport/