image ZYRTARE: Asllani prezantohet tek Interi

Futboll

ZYRTARE: Asllani prezantohet tek Interi

news image

Interi ka zyrtarizuar blerjen e fundit, mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani.

Pas transferimit të Lukakut, zikaltrit tani kanë zyrtarizuar edhe futbollistin e kombëtares shqiptare.

Asllani firmosi për pesë vitet e ardhshme me nënkampionët e Italisë, kontratë nga e cila do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon.

Nerazurët do t’i paguajnë 14 milionë në arkat e Empolit.

/GazetaSinjaliSport/