image Zyrtare: Arsenali zyrtarizon Albert Sambi Lokonga

Futboll

Zyrtare: Arsenali zyrtarizon Albert Sambi Lokonga

news image

Arsenali ka zyrtarizuar transferimin më të ri të klubit, njoftojnë londinezët, përcjellë Sinjali Sport.

Topçinjtë kanë konfirmuar transferimin e belgut Albert Sambi Lokonga nga Anderlechti.

Lokonga i bashkohet Gunners për 17.5 milionë euro dhe 4.5 milonë bonuse, duke nënshkruar deri në vitin 2026, ndërsa do ta mbajë numrin 23.

21-vjeçari është futbollist i akademisë së Anderlechtit dhe që nga viti 2017 kur ka debutur ka zhvilluar 69 duke shënuar 3 gola.

Arsenali pritet që ditëve në vijim të firmon edhe me Ben White, raporton Fabrizio Romano, i cili thotë se për 50 milionë funte do t’i bashkohet nga Brightoni. /Gazeta Sinjali Sporti/