Klubi i madh anglez, Arsenal, ka njoftuar se e ka shkakruar nga detyra trajnerin Unai Emery.
“E falënderojmë përzemërsisht Unai dhe kolegët e tij të cilët ishin të paepur për ta kthyer klubin në nivelin garues të cilin ne të gjithë e kemi dashur. I dëshirojmë Unai edhe ekip të tij suksese në të ardhmen”, ka thënë Josh Kreonke në emër të pronarëve të klubit.
Vendimi për shkakrimin e trajnerit është marrë pas rezultateve jo të mira.
Ata kanë thënë se janë në këkrim të trajnerit të ri dhe për këtë do të dalin me njoftimin kur procesi të përfundojë.
Por deri atëherë skuadrën do ta drejtojë Freddie Ljungberg.