image ZYRTARE: Armando Broja rinovon me Chelsean deri në vitin 2026

Futboll

ZYRTARE: Armando Broja rinovon me Chelsean deri në vitin 2026

news image

Kampioni i Evropës Chelsea ka njoftuar me rinovimin e kontratës së futbollistit shqiptarë Armando Broja, shkruan Sinjali Sport.

Broja do qëndrojë te blutë deri në vitin 2026, sipas kontratës më të re të nënshkruar.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, sezonin e kaluar e kaloi te Vittese, ku realizoi 10 gola me skuadrën holandeze.

Londinezët duket se janë ndarë të kënaqur me performancat e Brojës në Holandë dhe i ofruan kontratë të re, ku në sezonin e ri pritet të jetë sulmuesi i tretë i skuadrës.

Broja në këtë vit mbush 20 vjeç dhe me arritjen e re është ndarë i kënaqur duke thënë “Jam i ngazëllyer, vetëm përpara do të shikojë dhe do mundohem të bëjë një impakt të madh te Chelsea për vitet në vijim”. /Gazeta Sinjali Sporti/