Ardin Dallku është futbollisti më i ri i KF Dukagjinit.
Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi i Dukagjini përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në “Facebook”.
“Klubi ynë edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Dallku, i cili vjen nga skuadra e Gjilanit”.
I lindur më 1 nëntor 1994, 26-vjeçari nga Vushtrria karrierën e kishte filluar në grup-moshat e Prishtinës.
Ardini është aktivizuar për tre vjet edhe në klubin e Vorsklës në Ukrainë, për të cilin ishte paraqitur në 69 ndeshje, nga ato në pesë takime kualifikuese të Europa Ligës.