image Reshjet e shumta të shiut, Sveçla: Në zonën e Dukagjinit ka dëme të ndryshme nga vërshimet

Sociale

Reshjet e shumta të shiut, Sveçla: Në zonën e Dukagjinit ka dëme të ndryshme nga vërshimet

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë një reagim pas reshjeve të shumta të shiut që kanë kapluar shumë komuna të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit janë në teren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara.

Tutje ai ka thënë se ka pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast është konfirmuar se në zonën e Dukagjinit ka dëme të ndryshme nga vërshimet.

Megjithëse sipas ministrit situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat, ai u ka bërë thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar.

/GazetaSinjali/